Skënderbeu ka barazuar ndaj Young Boysit me rezultat 1-1 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.
Skuadra e madhe shqiptare kaloi në epërsi ndaj zviceraneve, por nuk arritën ta mbajnë atë deri në fund dhe kështu barazuan.
Golat në këtë takim u shënuan nga Ali Sowe (64’) për Skënderbeun, ndërsa për mysafirët shënoi Roger Assale (72’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Moumi Ngamaleu, i cili u vlerësua me notë 7.6, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për Enis Gavazajn që u notua me 6.1.
Të Skënderbeu lojtarët më të vlerësuar ishin shënuesi Sowe dhe mbrojtësi nga Kosova, Bajrami Jashanica, të dy me notë 7.5. /Telegrafi/
Skënderbeu:
Young Boys: