Site icon Telegrafi

Skenderaj: Shqyhet posteri i Veton Seferit të Vetëvendosjes

Në qendër të Skenderajt është shqyer posteri i fushatës zgjedhore të Veton Seferit, kandidatit për deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje.

Akoma nuk dihet se kush e ka kryer këtë akt, njofton Klan Kosova.

Por për një ngjarje që ka ndodhë mbrëmë në tubimin e Vetëvendosjes në Therandë, ata kanë drejtuar gishtin nga “koalicioni i territ”.

“Sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Studençan të Therandës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor”.

“Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes”.

“Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.

Exit mobile version