Telegrafi

Skenderaj, pa investitorë të huaj

Komuna e Skenderajt edhe më tutje vazhdon të ketë mungesë të investimeve të huaja. Përfaqësues të opozitës, por edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile në Skenderaj, thonë se mungesa e sigurisë ka bërë që në këtë komunë të mos ketë investitorë të huaj. Mirëpo, zyrtarët komunalë e thonë të kundërtën.

Sipas tyre një kompani angleze ka filluar nxjerrjen e mermerit në Syriganë, ndërkaq një tjetër po bëhet gati për fillimin e ndërtimit të një fabrike për prodhimin e sheqerit.

Fadil Nura, nënkryetar i Skenderajt, tha se deri më tani janë realizuar dhe janë në realizim e sipër disa projekte, kryesisht në infrastrukturë, por edhe projekte tjera që investohen nga kompani të huaja.

Projekti më i rëndësishëm, e që pritet të konkretizohet shpejt, sipas Nurës, është ndërtimi i fabrikës së sheqerit në Skenderaj. /Zëri/Telegrafi/