Në fshatin Kosterc, të komunës së Skenderaj, të enjten është djegur një stallë me gjashtë bagëti.
Pas përfshirjes së stallës nga flaka, pronari së-bashku me banorët përreth kanë reaguar duke shpëtuar 23 prej tyre.
Në redaksinë e Telegrafit kanë arritur disa fotografi ku shihet gjithçka e bërë shkrumb nga zjarri.
Mësohet se stalla me lopë ka qenë e ndërtuar nga druri, ndërsa djegia e stallës ka ardhur si pasojë e energjisë elektrike.
Nuk dihet saktë vlera e dëmeve që është shkaktuar…
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Inspektorati dhe KEK-u, të cilët janë marrë me rastin dhe shkaqet kryesore që kanë bërë që stalla me bagëti të digjet tërësisht. /Telegrafi/