Policia e Kosovës në rajonin e Skenderajt mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’.
“Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit K. F. 46 vjeçar, është realizuar në orët e paradites së sotme në Skenderaj , gjatë kontrollit tek i dyshuari është konfiskuar një armë, pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.
Ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftimin për media.
Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/