Site icon Telegrafi

Skender Hyseni: Nehat Thaçi shpejtë do të lirohet (Video)

Veprim qesharak të autoriteteve të Serbisë e ka vlerësuar ministri Skënder Hyseni arrestimin e policit Nehat Thaçi.

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, ka thënë në TV Dukagjini se janë marrë të gjitha masat qe komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, Nehat Thaçi, të lihet i lirë.

Thaçi u arrestua ditë më parë në Serbi nën pretekstin se ka qenë pjesëtarë i UCK-së.

Komentet ministri i ka bërë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, që shfaqet sonte prej orës 22:30. /Telegrafi/

https://youtu.be/t9FUjUqzj-4

Exit mobile version