Telegrafi

Skënder Buzaku jep afat 72 orë që Sulejman Rexhepi të jep dorëheqje, në të kundërtën do të publikojë fakte

Skender Buzaku nëpërmjet një konference për shtyp para portës së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) kishte dy porosi për prijësit fetar të BFI-së dhe për kreun e BFI, Sulejman Rexhepi.

Buzaku ju bëri porosi prijësve fetarë, teologëve dhe profesorëve që janë përjashtuar nga kryesia e BFI-së se në të ardhmen do të punësohen përsëri ndërsa të tanishmit që nuk janë të përfshirë në krim, nuk duhet të frikësohen, përkundrazi, Buzaku tha se do të avancohen dhe do t’ju krijohen kushte më të mira për punë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mesazhi për Sulejamn Rexhepi është ky, liroje BFI-në për 72 orë, dhe nëse nuk jep dorëheqje atëherë ne kemi fakte të frikshme, dëshmi të frikshme”, tha Buzaku.

Ai tha se këto dëshmi janë vepra të rënda kriminale të kryera nga Sulejamn Rexhepi që datojnë nga viti 2015.

“Në Prokurori janë dorëzuar edhe veprat tjera që janë kryer që nga viti 2015 dhe ende këto vepra nuk janë të procesuara dhe nuk ka vendim nga Prokuroria”, tha mes tjerash Buzaku./Telegrafi/