Telegrafi

Skenat më të çuditshme që janë parë ndonjëherë në aeroporte (Foto)

Për shumë njerëz, pushimi fillon që nga arritja në aeroport. Vetëm se për disa, starti nuk ishte aq i këndshëm.

Pushuesit nga e gjithë bota, kanë ndarë momentet e tyre më bezdisëse nga aeroporti, teksa Bored Panda ka zgjedhur disa nga rastet më ekstreme, transmeton Telegrafi.

Ata kanë improvizuar forma të ndryshme, vetëm që ta kalojnë kohën, siç është rasti i njërit që e ka hapur luhajën dhe është shtrirë në të.

Të tjerë janë shqetësuar nga pjesëtari i sigurimit që luante video-lojë, ndërsa të tjerë mbetën të habitur me një udhëtar që kishte të veshura një palë brekë rozë.

Imazhet që mund t’i shihni më poshtë, tregojnë disa prej skenave qesharake, të cilat urojmë të mos i takoni ndonjëherë në aeroporte. /Telegrafi/