Site icon Telegrafi

Skenat e shkatërrimit në Bakhmut – qyteti gati i rrafshuar me tokën

Ndërsa forcat ruse godasin qytetin lindor të Bakhmut, Emine Dzheppar, zëvendësministre e parë e punëve të Jashtme të Ukrainës, ka ndarë skena nga rajoni i goditur.

Ajo tha se forcat ruse po vazhdojnë të përdornin të njëjtat taktika që kishin përdorur në qytetin port jugor të Mariupolit për të kapur rajonin lindor.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ka të ngjarë të planifikojë të rrethojë qytetin, i cili ndodhet në rajonin e Donetsk, me përparime taktike në veri dhe jug.

Marrja e qytetit do të kishte vlerë të kufizuar operacionale, por mund të lejojë potencialisht Rusinë të kërcënojë Kramatorsk dhe Sloviansk, shtoi ministria.

Ndërkohë, inteligjenca britanike ka njoftuar se “plani rus është ndoshta të rrethojë qytetin me një avancim taktik në veri dhe jug”. Ditët e fundit, Rusia ka bërë pak përparim në aksin jugor të këtij sulmi.

“Rusia e ka bërë prioritet Bakhmutin si përpjekjen e saj kryesore sulmuese që nga fillimi i gushtit 2022. Marrja e qytetit do të kishte vlerë të kufizuar operacionale, megjithëse do të lejonte Rusinë të kërcënonte zona më të mëdha urbane si Kramatorsk dhe Slovyansk”, shkruan në raportin e inteligjencës britanike.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version