Site icon Telegrafi

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Studiuesit japonezë kanë zhvilluar një krah robotik biohibrid.

Një ekip studiuesish japonezë ka zhvilluar një krah robotik që fuqizohet duke përdorur indet e muskujve të njeriut dhe është më i madhi i llojit të tij deri më tani, dhe përfundimisht mund të aplikohet në teknologjinë e bërjes së duarve protetike, raportojnë mediat japoneze.

Dora biohibride ka pesë gishta që lëvizin individualisht dhe mund të kryejnë lëvizje komplekse të gishtërinjve, të tilla si kapja dhe lëvizja e objekteve të vogla duke i mbajtur ato nga maja, raportuan studiuesit nga Universiteti i Tokios dhe Waseda, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Dora është 18 centimetra e gjatë dhe si njeriu shfaq shenja lodhjeje pas një tkurrjeje 10-minutëshe të indeve, por rikuperohet pas një ore pushim, transmeton Telegrafi.

Pajisjet e mëparshme biohibride kishin lëvizje më të kufizuar dhe e bënin të vështirë lëvizjen e gjymtyrëve më të mëdha, por tani shkencëtarët kanë arritur të lidhin dhe kontraktojnë indet e muskujve për të vepruar si një muskul më i madh.

Shkencëtari Sodji Takeuchi tha se kërkimi hap rrugën për rritjen e forcës së muskujve të krahut robotik biohibrid. Sipas tij, ky projekt mund të çojë në krijimin e një dore të saktë protetike. /Telegrafi/

Exit mobile version