Telegrafi

Skenari i Ramush Haradinajt, për Demarkacionin (Video)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për #DebatPernime, para gazetares Jeta Xharra, tha se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ka zgjatur shumë duke ditur se nuk është një temë e vështirë.

“Projekti i deritashëm për Demarkacionin ka zgjatë shumë. Tema është jo aq e vështirë. Komisioni i ri i Kosovës do ta trajtojë në tërësi. Ne mendojmë që versioni për me gjet kufiri është në Qafë të Çakorrit. Do të kemi rinegocim me Malin e Zi”, tha Haradinaj.

Në intervistë Haradinaj u pyet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se kjo punë është zgjedhur në Gjykatë Kushtetuese. /kallxo/