Site icon Telegrafi

Skenari i PDK-së për zgjedhje

Drejtues të partisë më të madhe në vend (PDK) janë të interesuar që Kosova të shkojë në zgjedhje ta parakohshme parlamentare nga frika e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, sipas të cilave krerët e partisë  kanë frikë se në zgjedhje lokale të këtij viti mund të pësojnë “debakël”, e cila mund të reflektonte në rezultatin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare që duhet të mbahen në qershor të vitit tjetër.

Sipas këtyre burimeve, PDK-ja përpos që nuk ka gjasë ta fitojë Prishtinën në zgjedhje, ka rrezik që ta humbë edhe Prizrenin, apo siç e kanë quajtur “Jerusalemin e PDK-së”, për shkak të keqmenaxhimit që ka ndodhur në atë Komunë për vite me radhë.

Analistët politikë pohojnë se PDK-ja ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve lokale të këtij viti, prandaj është e interesuar që të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndonëse kjo mohohet nga drejtuesit e partisë më të madhe në vend. /Zëri/

Exit mobile version