Telegrafi

Skenari apokaliptik: Kështu do të dukej bota dhe qytetërimi pa njerëz (Foto)

Për një numër arsyesh, njerëzore dhe natyrore, njerëzit kanë evakuuar ose përndryshe braktisur shumë prej vend-banimeve të tyre në mbarë botën, të mëdha apo të vogla, të vjetra apo të reja.

Mbledhja e imazheve të zonave të ndryshme të braktisura në një foto-galeri të vetme, mund të shfaqë qartë se si mund të duket bota nëse njerëzit do të zhdukeshin papritmas nga planeti.

Këtu janë mbledhur skenat e kohëve të fundit nga projektet njerëzore të ndërtimeve të ndryshme, por që për motive po aq të veçanta janë braktisur.

Aty janë zona që janë prekur nga fatkeqësi industriale, lagje urbane të dëmtuara, qytete ku banorët janë larguar për t’i shpëtuar dhunës, apo fatkeqësive natyrore, transmeton mapo.

Po ashtu shihen objekte olimpike të braktisura, qytetet fantazmë apo dhe objekte të tjera.