Site icon Telegrafi

Skena tmerruese: Lojtarët e Barcelonës sulmohen nga tifozët kundërshtarë derisa po festonin titullin e La Ligas

Lojtarët e Barcelonës u përzunë jashtë fushës nga tifozët e zemëruar të Espanyolit ndërsa festonin titullin e La Ligas në shtëpinë e rivalëve lokal.

Katalanasit morën në një fitore 4-2 në shtëpinë e fqinjëve të tyre të dielën për të fituar titullin e tyre të parë në ligë pas katër vitesh.

Në bilbilin e fundit, yjet e Barçës dhe trajneri Xavi u mblodhën në rrethin qendror për t’u kapur për dore dhe të festonin.

Lexo po ashtu Barcelona fiton titullin në La Liga për herë të parë që nga viti 2019

Por, ky rast u dëmtua nga disa tifozë të Espanyolit, të cilët shmangën sigurinë dhe vrapuan për të prishur festimet.

Lojtarët e tmerruar të Barcelonës vrapuan menjëherë drejt tunelit për t’i shpëtuar turmës së zemëruar. /Telegrafi/

https://twitter.com/ReshadRahman_/status/1657854494321913856

Exit mobile version