Guadalupe Porras ishte protagonistja e një momenti të tmerrshëm në ndeshjen që po luhet në mes të Real Betisit dhe Athletic Bilbaos.
Asistentja e ndeshjes u përplas me një kamerë televizive kur u kthye në qendër të fushës pasi vërtetoi golin e Chimy Avila në minutën e 13-të të ndeshjes që po luhet në stadiumin Benito Villamarin.
Fillimisht, nuk dihej se çfarë kishte ndodhur kur Guadalupe u pa e shtrirë në tokë. Ngjarja ka detyruar që në atë moment ndeshja të ndalet.
Guadalupe Porras ha tenido que ser atendida y sacada del campo por algo que le ha pasado, es la linier del Betis Atheltic De Bilbao pic.twitter.com/pMcbLZXOa8
— Roberto Andrade (@Inthaetec) February 25, 2024
Guadalupe u trajtua nga shërbimet mjekësore të Betisit dhe më në fund u desh të zëvendësohej pasi nuk mundi të vazhdonte. Arbitri i katërt, Holgueras Castellanos, duhej të merrte përsipër në vijën anësore ndërsa Guadalupe Porras u largua me barelë për t’u dërguar në spital dhe për t’u trajtuar për lëndimin e saj në kokë.
Arbitri i ndeshjes, Cuadra Fernandez, nuk vonoi të informonte Manuel Pellegrinin dhe Ernesto Valverden për atë që kishte ndodhur dhe vendimin për të vazhduar me ndeshjen.
Dueli më pas vazhdoi normalisht dhe tribunat e Benito Villamarin duartrokitën gjyqtaren anësore kur ajo tregoi shenja se ndihej më mirë teksa u largua nga fusha. /Telegrafi/
👀 Así ha quedado el rostro de Guadalupe Porras.
🚑 Ha tenido que ser retirada en camilla y evacuada en ambulancia. https://t.co/BO7fmQsF9K pic.twitter.com/6fUG55ZHRf
— MARCA (@marca) February 25, 2024