Site icon Telegrafi

Skena të tmerrshme në Holandë: Një futbollist ra pa ndjenja në fushë, ndeshja u ndërpre menjëherë

Sfida e xhiros së 10-të të Eredivisie në Holandë, mes AZ Alkmaar dhe NEC Nijmegen u ndërpre në fund të ndeshjes pas skenave të tmerrshme që u panë në fushë.

Ndeshja po shkonte drejt përfundimit kur sulmuesi i mysafirëve Bas Dost ra pa ndjenja në fushë dhe mbeti i palëvizur.

Një nga futbollistët vendas e vuri re këtë menjëherë dhe vrapoi në ndihmë dhe gjyqtarit iu desh të ndalonte lojën.

Shumë shpejt pjesëtarët e shërbimeve mjekësore u gjendën në fushë dhe menjëherë filluan ta ndihmojnë futbollistin, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave rrethuan atë në mënyrë që ajo pamje të mos shfaqej para tifozëve, ndërsa ai merrte ndihmën e duhur mjekësore.

Stafi mjekësor intervenoi në fushë për disa minuta dhe më pas futbollisti u dërgua me urgjencë në spital, por ende nuk dihet se si është gjendja e tij.

Ndeshja u ndërpre teksa rezultati ishte 1-2 në favor të NEC Nijmegen dhe një nga golat u shënua pikërisht nga Dost./Telegrafi/

 

Exit mobile version