Site icon Telegrafi

Skena të shëmtuara në Podujevë: Tifozët e Llapit dhe Ballkanit gjuhen me karrige – disa përfundojnë në rrugët e qytetit

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit ka përfunduar me dhunë, pasi dy tifozeritë humbën kontrollin në tribuna.

Ndeshja u mbyll 3-2 në favor të skuadrës nga Podujeva në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mirëpo, përfundimi i ndeshjes ishte i shëmtuar, pasi tifozët mysafirë filluan t’i shkatërrojnë ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti” dhe i gjuanin me to kundërshtarët.

Dhuna nuk përfundoi me kaq, pasi karriget përfunduan edhe nëpër rrugët e qytetit, duke shfaqur një situatë të shëmtuar në futbollin tonë.

Policia e Kosovës ka bllokuar daljen e tifozëve mysafir, derisa ata vendas i ka larguar nga stadiumi, në tentim për të qetësuar situatën e krijuar.

Llapi ende nuk ka reaguar për këtë incident në stadiumin e tyre, ndërsa organet e rendit do të marrin masat ndaj atyre që e shkaktuan dhunën. /Telegrafi/

Exit mobile version