Njëra nga skenat më të pabesueshme kanë ndodhur në futbollin argjentinas.
Sa herë të shkon në mendje futbolli në Argjentinë mendon për derbin e çmendur mes Boca Juniors – River Plate si dhe rivalitetin e madh që kanë dy skuadrat.
Por kush e kishte menduar se River Plate do t’i jepte një asistim Bocas për tu bërë kampion?
As në skenarët më të mirë të regjisorëve më të mëdhenj botëror nuk mund të bëhej diçka e tillë që ka ndodhë mbrëmë në futbollin argjentinas.
¡Acá está el campeón! 😎🥇#Siempre𝗖𝗔𝗠𝗣𝗘𝗢𝗡𝗘𝗦 🏆#Siempre𝗕𝗢𝗖𝗔 🔵🟡🔵 pic.twitter.com/GUhyAO8rFe
— Boca Juniors (@BocaJrsOficial) October 24, 2022
Boca Juniors është kampion i ri i Argjentinës, por ata për këtë titull duhet ta falënderojnë rivalin e përjetshëm River Platen.
Para se të zhvillohej xhiro e fundit, Boca Juniors ishte në krye të tabelës me 51 pikë e ndjekur nga Racing Club me 50 pikë.
¡¡¡𝑩𝑶𝑶𝑶𝑪𝑨𝑨𝑨𝑨 𝑩𝑶𝑶𝑶𝑪𝑨𝑨𝑨𝑨!!! 🏆
💙💛💙 pic.twitter.com/xfU9fYCW7V— Boca Juniors (@BocaJrsOficial) October 23, 2022
Në xhiron e fundit Boca Juniors u ndal në barazim 2-2 para adhuruesve të vet nga Independiente.
Beunos Airesin e kishte kapluar heshtja pasi titulli thuajse u humb, ku në ndeshjen tjetër Racing Club fitoi penallti pranë rezultatit 1-1 përballë River Plates.
Por çfarë ndodhë? Mbrojtësi i inkuadruar në lojë i Racing Club, Jonathan Gavlan humb penalltinë të cilën e priti portieri i Riverit, Armani.
🔚 ¡Ganó River! El Millonario venció a Racing por 2-1. #VamosRiver pic.twitter.com/3aiLUEuOrQ
— River Plate (@RiverPlate) October 23, 2022
Për t’i dhënë vulën fitores dhe një asistit për rivalët e përjetshëm u përkujdes kolumbiani Miguel Borja që shënoi golin e dytë në sfidë për t’i dhuruar fitoren Riverit, por edhe titullin Bocas.
Rivaliteti mes River e Bocas është jashtëzakonisht i madh, por kush e kishte menduar se një ditë rivali lokal do t’i bënte nderë rivalit për një titull kampioni!. /Telegrafi/