Telegrafi

Skena të frikshme kur notares i bie të fiktë dhe fundoset në pishinë – ekipi shpëtimtar nuk e dinte çfarë po ndodhte fillimisht

Tre herë kampionia olimpike e notit të sinkronizuar, Alla Shishkina, u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të kryejnë kontrolle më të plota për Anita Alvarez dhe të ‘shikojnë më thellë’ në arsyet pse ajo ishte pa ndjenja gjatë garës në Kampionatin Botëror dhe u desh të shpëtohej nga trajneri i saj.

Alvarez po merrte pjesë në finalen e garës solo për femra në Budapest të mërkurën, kur ajo ra pa ndjenja dhe u fundos në fund të pishinës në skena tronditëse dhe shqetësuese në Duna Arena.

Trajneri i saj, Andrea Fuentes u hodh në ujë dhe e tërhoqi zvarrë në siguri me ndihmën e një shpëtimtari mashkull. Alvarez rifitoi vetëdijen menjëherë pasi u shpëtua nga pishina dhe mori ndihmën e parë të menjëhershme.

25-vjeçarja tani është e vendosur të kthehet në lojë vetëm 48 orë pas incidentit, pasi ajo është në radhë për të garuar në garën ekipore të premten.

Çuditërisht, është hera e dytë që Alvarez i bie të fikët në një pishinë gjatë një gare, me Fuentes që i erdhi sërish në ndihmë gjatë një gare kualifikuese olimpike në Barcelonë.

Dhe Shishkina, e cila fitoi medalje të arta në garën ekipore në tre Olimpiadë radhazi midis Londrës 2012 dhe Tokio 2020, beson se kontrolle të mëtejshme duhet të kryhen në Alvarez përpara se amerikania të garojë përsëri.

“Unë mendoj se arsyeja duhet kërkuar diku më thellë”, deklaroi ajo për Sport24. “Ndoshta kontrolloni enët e trurit, bëni një encefalogram të thellë”.

“Nëse një person humb vetëdijen si kjo, atëherë padyshim që jo gjithçka është në rregull, duhet të kontrolloni shëndetin tuaj. Do të doja që Anita të ishte mirë, por do të mendoja për një ekzaminim të plotë”.

“Atletët janë njerëz që, edhe nëse është e rrezikshme të performosh, sërish do ta bëjnë atë”, shtoi më tej rusja.

Shishkina pretendon se Alvarez mund të ketë pak zgjedhje për të konkurruar në garën ekipore, duke pasur parasysh qëndrimin e saj në skuadër dhe sugjeroi se problemi i përjetuar nga amerikania nuk ishte shkaktuar nga temperaturat e ngrohta në pishinë. /Telegrafi/