Site icon Telegrafi

Skena të çmendura në Brazil – Thiago Silva u mirëprit nga 55 mijë tifozë pas rikthimit të tij tek Fluminense

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva u mirëprit nga 55 mijë tifozë të Fluminenses në stadium legjendar “Maracana”.

Tifozët e Fluminenses i uruan mirëseardhje mbrojtësit të tyre legjendar me një paraqitje plotë krenari dhe dashuri.

Në një event të madh në stadiumi “Marcana”, Silva, i cili shijoi një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë tek Milani, Paris Saint-Germaini dhe Chelsea, u mirëprit nga 55 tifozë, duke e bërë atë prezantimin më të madh në histori të një lojtari në brazil, sipas klubit.

“Faleminderit që ndatë një kohë të veçantë nga jeta juaj për të qenë me mua sot. Ju nuk e dini se sa e veçantë është për mua që të vijë në shtëpi. Isha i sigurt se kjo do të ndodhë. Ju e dini se familja ime do të qëndrojë në Londër dhe ky është një demonstrim i dashurisë për institucionin, për ju tifozët dhe për futbollin”, ka thënë Silva.

“Do të doja të falënderoja Zotin që më lejoi ta veshë këtë fanellë të rëndësishme sërish. Unë ndihem shumë krenar që e kam vendosur atë në gjoksin tim për herë të dytë”.

“Po ashtu do të doja të falenderoja edhe presidentin Mario për të gjitha përpjekjet dhe që nuk u dorëzua nga ëndrrat tona. Dhe sot është bërë një realitet, që të punojmë së bashku tek Fluminense, që është gjëja që e dua më së shumti në botë”, përfundoi ai.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe yjet e Fluminenses si Marcelo, Felipe Melo, Ganso, Cano dhe Renato Augusto.

Stadiumi ishte një “det fishekzjarresh” dhe brohoritjesh teksa mbrojtësi veteran po ecte rreth e qark fushës duke i përshëndetur tifozët./Telegrafi/

Exit mobile version