Telegrafi

Skena të bukura para një spitali në Kroaci, një grup të rinjsh u kënduan pacientëve

Një grup i njerëzve vendosi “t’u ndriçojë ditët” pacientëve në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në Jordanovac të Kroacisë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, disa të rinj u mblodhën poshtë dritareve të dhomave të spitalit dhe u kënduan pacientëve që po i dëgjonin nga dritarja, të shoqëruar nga një kitarë.

Nuk dihet nëse kjo shoqëri simpatike ka dikë në spital apo thjesht kanë vendosur “t’ua ndriçojnë ditën” të gjithëve që ndodhen aktualisht në të.

Sidoqoftë, ata kanë sjellë buzëqeshjen në fytyrat e shumëkujt. /Telegrafi/