Site icon Telegrafi

Skena si tek filmi ku luan Rita Ora: 68-vjeçari hiqej si model seksi

Ai përdorte në internet foton e një modeli reklamash, ndërsa u ofronte femrave seks me sy të lidhur në errësirë.

Mirror raporton se policia në Nicë ka arrestuar burrin pas një ankese nga një grua me emrin Sylvie, e cili tha se kishte rënë dakord që të kishte marrëdhënie seksuale me njeriun në një dhomë të errët, ndërsa kishte lidhur sytë. Ajo u shoku kur ndezi dritën dhe pa një burrë të thinjur rreth të 70-ave.

“Ishte një burrë i thinjur, rreth të 65, i cili ishte mjaft i rrudhosur dhe mbante syze. Mbeta e neveritur”, ka pohuar gruaja.

Policia kishte marrë tre ankesa të ngjashme nga gra të tjera, të cilat pohojnë se janë mashtruar duke shkuar në takim për seks me sytë e lidhur.

Ato në fakt besonin se po shkonin tek modeli biond me sy kaltër, por në fakt po bënin seks me thinjoshin 68 vjeçar.

 

Exit mobile version