Në plazhin Merimbull në New South Wales të Australisë, atmosfera ka qenë e ngjashme me atë në Mars apo në ndonjë skenë të filmave fantastik të Hollywood-it.
Qielli ka qenë plotësisht i kuq, kurse nëpër ajër kalonte tymi i zi, e hiri kishte mbuluar plazhin dhe dukej si rërë me ngjyrë të zezë, transmeton Telegrafi.
“Hiri i zi ka mbuluar plazhin, shumë njerëz janë evakuuar dhe ata pak persona që kanë vendosur të qëndrojnë kanë pranë vetes ndonjë veturë apo tendë”, ka deklaruar Jordin Beazley.
Ajo gjithashtu ka thënë se për shkak të zjarrit të madh terri po “bie” nga ora 16 deri më 17 edhe pse zakonisht atje bëhet terr rreth orës 21. /Telegrafi/
5.15pm overlooking one of the evacuation points in Merimbula. It usually gets dark at around 9pm. #AustraliaBurning pic.twitter.com/bmJ5XSeyxv
— Jordyn Beazley (@jordynbeazley) January 4, 2020