Një marifet i guximshëm me paragliding nga Wandi Wang, i njohur gjithashtu si ‘Hello Didi’ në Instagram, i ka lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të magjepsur.
E veshur me një kostum shtrigeje, me një fshesë, aventura e Wang ka tërhequr vëmendjen e gjerë për krijimtarinë e saj.
Videoja emocionuese tregon stilin unik të Wang me paragliding, skena këto që janë krahasuar me skenat nga seria e Harry Potter, përcjell Telegrafi.
Klipi ka ngjallur frikë dhe admirim të gjerë, me përdoruesit e rrjeteve sociale që vërshuan seksionin e komenteve me lëvdata dhe shprehje habie.
“Gjëja më e bukur ndonjëherë”, shkroi një përdorues.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Wang është bërë titull kryesor me një marifet me paragliding.
Së fundmi, ajo ka realizuar një marifet të ngjashëm e veshur edhe me kostumin e babadimrit. /Telegrafi/