Telegrafi

Skena shqetësuese në Rusi: Punëtorët zhvishen deri te të brendshmet për të parandaluar vjedhjet

Një kompani ruse ka nisur kontrolle të rrepta të punëtorëve pasi janë shtuar vjedhjet.

Ueb-faqja e specializuar “The Workers rights”, e cila merret me të drejtat e punëtorëve në botë, ka publikuar një video me përmbajtje shqetësuese.

Në pamjet e publikuara në internet shihen disa punëtore duke u zhveshur deri në të brendshme në magazinën e kompanisë ruse “Wildberries”.

Zyrtarët e kompanisë thonë se këtë e bëjnë për parandaluar vjedhjet, të cilat janë shtuar kohët e fundit.

“Kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe duhet të ndalet menjëherë”, njofton portali në përshkrimin e videos në YouTube.

Në komentet në rrjetet sociale thuhet se bëhet fjalë për versionin rus të Amazonit, kompani që shet mallra të ndryshme përmes internetit. /Telegrafi/