Telegrafi

Skena rrëqethëse brenda aeroplanit, turbulencat shkaktojnë atmosferë kaotike – pamje nga fluturakja që udhëtonte nga Angola në Portugali

Ky është momenti dramatik, kur pasagjerët bërtisnin të tmerruar ndërsa turbulencat e forta shkaktuan kërdi në fluturim.

Ushqimi, pijet dhe sendet u hodhën në dysheme dhe madje edhe në tavan gjatë rrugëtimit me aeroplan nga Angola në Portugali, transmeton Telegrafi.

Influencuejsa Diana Asis nga Brazili ishte në aeroplan, dhe shpërndau videon rrëqethëse derisa aeroplani dridhje në mënyrë të pakontrolluar.

Piloti kishte paralajmëruar se kishte të ngjarë të përjetonin turbulenca të forta – por pasagjerët ishin habitur nga niveli i lëkundjeve drastike.

Diana tregoi se si ishte e tmerruar në atë që ajo tha se ishte fluturimi i saj i parë ndërkombëtar. Në video shihet se si ajo fillimisht i ka trajtuar turbulencat si shaka, dhe si qesh teksa aeroplani fillon të dridhet.

Por e qeshura ndalon shpejt kur një goditje e fortë derdh verën nga gota e saj, duke spërkatur tavanin ndërsa njerëzit bërtasin të tmerruar.

Ajo tha se turbulencat ndodhën dy orë pas ngritjes, në atë që supozohej të ishte një fluturim tetë orësh, dhe pikërisht në kohën kur po shërbehej dreka dhe ushqimi ishte shpërndarë në të gjithë aeroplanin.

Diana hipi në aeroplanin TAAG Angolan Airlines pasi ai u ndal në Luanda, përpara se të vazhdonte për në Portugali.

“Zgjati vetëm disa sekonda, por mjaftoi për të lënduar disa njerëz, kurse ekuipazhi u dha ndihmën e parë para uljes”, tha ajo. /Telegrafi/