Telegrafi

Skena më qesharake nga seriali “Seinfeld”: Mezi ia dola të mos qeshja

(Foto: ABC News)

Seriali kult televiziv, “Seinfeld”, kishte 180 episode (1989-1998) dhe aktori kryesor zbuloi se cila skenë ishte më e vështira për t’u xhiruar.

Kur u pyet se cila skenë ishte më e vështira për t’u xhiruar pa qeshur, komiku Jerry Seinfeld komentoi se ishte skena me Lt. Bookman (i luajtur nga Philip Baker Hall).

Situata kur polici i zemëruar e pyet atë në bibliotikë në lidhje me librin “Reverb of Cancer” që ai dyshohet se nuk e kishte kthyer dhe tërbohet akoma më shumë kur mëson se në banesën e tij nuk ka as një pikë kafeje.

Episodi nga sezoni i tretë i serialit është titulluar “The Library Cop”.

“Ishte aq qesharake se po më merrte në pyetje në banesën time për librin. Vdisja nga e qeshura. Kështu që ajo skenë që shihni në fund është rreth tetë përsëritje të ndryshme. Ne morëm pjesët që ishin në rregull dhe i bashkuam, sepse shumë herë u ngatërrova”, ka deklarua Seinfeld për The AV Club. /Telegrafi/