Në emisionin e sotëm (e premte) të emisionit “Zonë e Lirë”, ka qenë i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përball moderatorit Arian Çani, kryeministri dhuroi spektakël të vërtetë.
Një nga momentet më qesharake të emisionit, është kur Ariani vë në provë Edi Ramën, për të testuar jelekun e tij anti-plumb.
Këtë gjë, ai e kishte bërë edhe me Sali Berishën kohë më parë.
Skenat e krijuara kanë krijuar shumë të qeshura në rrjetet sociale, ndërsa shumë faqe satirike kanë filluar të publikojnë imazhet e mbrëmjes, duke krijuar situata për të qeshur.
Madje njërën nga skenat, ata e kanë krahasuar edhe me skenën e famshme të “Titanikut”. /Telegrafi/