Telegrafi

Skena paniku derisa qytetarët mundoheshin të ikin nga metroja pas shpërthimit në Rusi (Video, +18)

Pamjet amatore të filmuara pas shpërthimit në metronë e Shën Petersburgut në Rusi, shfaqin panikun e krijuar tek qytetarët të cilët me çdo kusht mundoheshin të dalin nga treni i përfshirë nga flaka, derisa viktimat e përgjakura tërhiqeshin zvarrë nëpër platformë.

Videoja dy minutëshe e postuar në media rus Life News, tregon tmerrin që ishte krijuar pas shpërthimit të bombës që la të vrarë 12 person dhe plagosi mbi 37, transmeton Telegrafi.

Qytetarët e frikësuar dëgjohen duke bërtitur, derisa një grup prej tyre thyejnë derën e hekurt të trenit dhe dritaret nga të cilat dalin jashtë.

Lexo po ashtu Paralajmërimi i sulmit në Shën Petersburg, përmes Instagramit: Sot do të ketë sulm terrorist (Foto)

“Më jep dorën! Më jep dorën”, dëgjohet një burrë duke bërtitur derisa i ndihmonte qytetarët të dalin nga dritarja e thyer e trenit.

Pranë tyre shiheshin edhe disa trupa të pajetë të lar në gjak, ku disa burra i tërhiqnin zvarrë për t’i vënë në një vend më pak të frekuentuar. /Telegrafi/