Një përdoruese në TikTok, ka publikuar një video ku tregon se si i doli në realitet ishulli i njohur grek, Santorini: më keq se që e kishte menduar.
Videoja e saj e publikuar në këtë platformë u bë menjëherë virale me shumë komentues që shprehnin mendimet e tyre, prej të cilëve disa u pajtuan me të.
Në foto, përshtypja e parë e këtij ishulli grek janë shtëpi të bardha me kupola blu, një pamje mahnitëse e horizontit të detit, plazhe të bukura me rërë dhe perëndim të diellit spektakolar.
@terrastravels Skip Santotini! Watch for my upcoming video on Calilo in Ios! #santorini #greece #terrastravels #terrakimberlyscott #travel #placestoseeingreece ♬ original sound – TerrasTravels
Megjithatë, Tera Scott tha se nuk ishte kështu në realitet dhe se Santorini i doli krejtësisht ndryshe.
Në videon e saj ajo shprehu përvojën e saj të hidhur.
“Si duket Santorini në realitet. Shumë njerëz, ka jashtëqitje gomari në rrugë. Një pjesë e madhe e njerëzve ‘shtyhen’ për të bërë fotografi në disa zona të caktuara derisa kupola blu të shtëpive nuk ka aq shumë sa kisha menduar”, thoshte influencerja.
Shumë komentues kanë ndarë mendimet e tyre, prej të cilëve konfirmuan se kjo ishte e vërtetë, por kishte edhe të tillë të cilët thanë se duhet gjetur një kohë më e përshtatshme për të shkuar atje.
“Imagjinoni njerëzit që vërtet jetojnë atje”, komentoi një përdorues. /Telegrafi/