Site icon Telegrafi

Skena kaotike në parlamentin e Ugandës – deputetët përdorin grushtet, shkelmat e karriget! (Video)

Ambientet e parlamentit të Ugandës dëshmuan skena kaotike të martën pasi ligjvënësit debatuan për një lëvizje rreth limiteve të moshës presidenciale.

Siç shkruajnë mediat e huaja përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për skena kur deputetët janë parë të “angazhuar” në grindje ndërmjet vete përmes grushteve dhe duke hedhur karrige mes dy fraksioneve.

Tensionet vazhduan mes pretendimeve se një deputet ishte në posedim të një arme. Folësi më pas urdhëroi një zyrtar të sigurisë të kryejë një kërkim për municion.

Jashtë dhomës së ligjvënësve vazhdojnë kundërshtimet e ashpra ndaj lëvizjes së limituar të moshës që u mbrojt nga një pjesë e deputetëve të Lëvizjes Kombëtare të Rezistencës (NRM) në pushtet. /Telegrafi/

Exit mobile version