Telegrafi

Skena interesante nga Adriatiku – një delfin u pa shumë afër bregut dhe notoi për disa minuta bashkë me turistët

Banorët në një plazh të Rjekës në Kroaci – përkatësisht në ujërat e Adriatikut – janë befasuar nga një delfin.

Kështu së paku thuhet në përshkrimin e një videoje, ku theksohet se ai notoi drejt tyre shumë afër bregut – ku qëndroi rreth 15 minuta dhe më pas u largua.

Njerëzit i afroheshin pa frikë dhe luanin me të.

@24sata

‘Došao nam je skroz blizu i ostao 15 minuta’ 😍#24sata #rijeka #hrvatska #dupin

♬ original sound – 24sata

“E mrekullueshme”, “Çfarë eksperience”, “Janë shumë inteligjentë”… kanë qenë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Në përgjithësi, delfinët shkojnë mirë me njerëzit, megjithëse kanë ndodhur disa sulme, që zakonisht rezultojnë në vetëm lëndime të lehta.

Studimet kanë treguar se delfinët kanë qeliza të specializuara të trurit për të menduar në mënyrë racionale, të ngjashme me njerëzit. /Telegrafi/