Aktorët ikën të frikësuar dhe pësuan lëndime të lehta, kur flakët që përfshinë një hangar u shpërndanë edhe më larg.
Ata ishin mbledhur në periferi të Puchong në Malajzi, për të regjistruar një film, si pjesë e të cilit edhe një objekti duhej t’i vihej flaka, transmeton Telegrafi.
Por, të angazhuarit e kishin tepruar me benzinë, duke vënë sasi të mëdha edhe në pjesën e jashtme. Kjo bëri që 31 persona, prej tyre aktorë dhe statistë, të pësojnë lëndime të lehta, për të cilat u desh të trajtohen në spital.
Ekipi që është marrë me simulimin e djegies, ka thënë se ishte faji i ndërtesës së vjetër, që e ka shkaktuar përhapjen e flakëve, duke e arsyetuar kështu teprimin me benzinë. /Telegrafi/
https://youtu.be/2hbNSjvKaxk