Vetëm një muaj na ndajnë nga nisja e festivalit të madh evropian, “Eurovision 2018”.
Edicioni i këtij viti nis me natën e parë gjysmëfinale më 8 maj, duke vazhduar më pas më 10 dhe 12 maj, në të cilat organizohen gjysmëfinalja e dytë dhe finalja përkatësisht.
Lisbona është qyteti që do të mirëpres këtë vit të gjithë adhuruesit e këtij festivali, i cili këtë vit realizohet nën sloganin “All aboard (Të gjithë në boed)”.
Skena ku do të performojnë 44 artistë nga shtete të ndryshme, ka nisur tashmë të marrë formë.
Në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare janë prezantuar disa fotografi, të cilat tregojnë punimet e skenës gjigante të “Eurovision 2018”.
Nga pamjet e para, duket se do të jetë një skenë vërtet e veçantë, ku nuk do të mungojë ndriçimi dhe hapësira e mjaftueshme për të performuar.
Shqipëria këtë vit në “Eurovision”, prezantohet nga këngëtari Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”. /Telegrafi/