Sot rreth orës 9:30 në Shkup, ka ndodhur një dramë e vërtetë gjatë arrestimit të 26-vjeçarit A.A., i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.
Në momentin e arrestimit ka rrezistuar ndaj policisë, kur në ndihmë të tij kanë vrapuar edhe A.A. (24), R.B. (19) dhe një 16-vjeçar, të cilët me sëpata u janë vërsulur policëve. Me këtë rast janë lënduar dy polic, – transmeton Lajmpress, kurse personat janë arrestuar. /Telegrafi/