Site icon Telegrafi

Skena e vrasjes brutale të Gianni Versace, pjesë e “American Crime Story” (Foto)

Bota e modës u shokua në korrik të vitit 1997 kur u vra ikona Gianni Versace para shtëpisë së tij. Dhe kjo skenë shokuese është rikrijuar në kuadër të serive “American Crime Story”.

Aktori Darren Criss është fotografuar në Miami në rolin e vrasësit Andrew Cunanan, në momentin kur ai e vrau mogulin e modës.

Edgar Ramirez, i cili luan rolin e Versace, shfaqet i shtrirë me fytyrë në tokë përpara shtëpisë së dizajnerit të ndjerë italian, ‘The Versace Mansion’.

Protagonisti kryesor shihet duke gjuajtur me armë edhe mbi trupin e shtrirë, për ta bërë sa më reale skenën.

Ndryshe, Cunanan ka qenë në listën e më të kërkuarve të FBI-së, pasi kishte vrarë pesë njerëz brenda tre muajsh, para se ta vriste edhe Gianni Versacen.

Me armën që e kishte vrarë dizajnerin e famshëm, ai e kishte vrarë edhe veten vetëm tetë ditë pasi e vrau Versacen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version