Lëndimi i një djaloshi që mbledh topa nga qindra pishtarë të ndezur ka shënuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Stuttgartit dhe Atalantës (0-2), sipas raportimit të policisë gjermane.
Gjegjësisht, një fishekzjarrë e gjuajtur në atë ndeshje e goditi top-mbledhësin në qafë.
Djali i lënduar nuk ishte i vetmi në telashe pasi disa shikues në ndeshje morën ndihmën mjekësore.
Shumica e fishekzjarrëve u ndezën nga tifozët e Stuttgartit dhe njëri prej tyre fluturoi në fushë në pjesën e dytë dhe goditi djaloshin në qafë.
Policia shtoi se e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamera vëzhguese dhe ende nuk dihet shkalla e plagëve të tij.
Shërbimet mjekësore e ndihmuan djalin menjëherë në fushë dhe një tjetër tifoz u dogj. Më vonë, dy spektatorë të tjerë kanë kërkuar ndihmë për shkak të tymit. /Telegrafi/