Telegrafi

Skena e pazakontë nga Bosnje e Hercegovina, të rinjtë futin në kafiteri demin – e lidhin në banak

Në Manjaçe të Bosnje e Hercegovinës është regjistruar një skenë e pazakontë brenda një kafiteri, ku një grup të rinjsh kishin futur një dem brenda lokalit.

Videoja e kësaj skene të pazakontë është publikuar në faqen Novi Grad në Facebook, me mbishkrimin ku zbulohet lokacioni se ku është regjistruar videoja, transmeton Telegrafi.

“Rasti nga Manjaçe. Futën demin Jabllan në kafiteri/restorant dhe e lidhën në banak. Kjo ndodhë vetëm tek ne”, thuhet përbri videos.

Kjo ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit e në veçanti të përdoruesve të rrjeteve sociale, e shumë filluan të tallen.

“Ju lumtë, demi ka nevojë të dal pak”, “çfarë pinë demi do t’i paguaj unë”, ishin disa prej komenteve. /Telegrafi/