Telegrafi

Skena e çmendur në Londër: Një grua ecte me deve në rrugët e kryeqytetit britanik

Një video nga Londra po qarkullon në rrjetet sociale, e cila nuk lë askënd indiferent.

Besojmë se banorët e kryeqytetit britanik janë mësuar me lloj-lloj skenash, por vështirë se kanë parë një grua që ecën me zinxhir në mes të ditës – një deve.

Njerëzit më së shumti bëjnë shaka në komente dhe thonë se kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të “shmangur turmat e qytetit” dhe “të arrini lehtësisht në destinacionin tuaj”.

Të gjithë kërkojnë një përgjigje se përse bashkëqytetari vendosi të shëtiste kafshën e pazakontë dhe disa besojnë se bëhet fjalë për një “shfaqje Krishtlindjesh”, ku deveja zakonisht shoqërohet nga tre të mençur.

Videoja është regjistruar nga një grua e cila ishte paralajmëruar nga vajza e saj për skenën unike dhe në fillim mendoi se fëmija po e gënjen.

“Jo, pashë shumë gjëra të çuditshme sot. Çfarë po ndodh?”, dëgjohet duke thënë duke qeshur.

Mbetet e paqartë se nga erdhi deveja dhe mbajtja e tyre nuk është e ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar me leje të posaçme nga autoritetet lokale. /Telegrafi/