Telegrafi

Skena apokaliptike të shpërthimit që gjatë natës vrau shtatë vetë (Foto/Video)

Lava nga shpërthimi i vullkanit në Malin Sinabung të Indonezisë ka mbytur të paktën shtatë persona në fshatin Gamber, gjatë natës – rreth katër kilometra nga vullkani.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo fatkeqësi nuk ka mundur të parandalohej edhe pse policia ka ndihmuar banorët të largohen me anë të kamionëve, pas një shpërthimi vdekjeprurës të vullkanit në Malin Sinabung.

Shpërthimi i parë në historinë moderne të këtij vendi kishte ndodhur në vitin 2010, pas disa shekujsh përgjumësie.

Atëherë, nga shpërthimi i tij, gjegjësisht lava kishin pësuar dy persona dhe 30 mijë të tjerë ishin detyruar të evakuoheshin.

Shpërthimi tjetër i madh kishte ndodhur në shkurt të vitit 2014, duke vrarë 16 persona. /Telegrafi/