Pamje apokaliptike si në filmat e Hollywood-it janë filmuar në Indonezi, ku pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit që goditi këtë vend, e gjithë hapësira e gjelbëruar dhe shtëpitë janë filmuar duke “lundruar”.
Besohet se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre të mbushura me baltë, derisa 1,700 shtëpi janë “gëlltitur” në ishullin e Sulawesit, ku toka është mbushur me ujë dhe ka bërë që gjithçka mbi sipërfaqe e ndërtuar të shkatërrohet, transmeton Telegrafi.
Videoja amatore është filmuar mbi kulmin e metaltë të një shtëpie, ku shihen ndërtesat dhe shtyllat elektrike duke u shkulur nga sasia e madhe e baltës dhe ujit.
Siç raportojnë mediat në Indonezi, numri i të vdekurve nga cunami shkon në 1,200, kurse zyrtarët e këtij vendi janë duke i përgatitur varrezat masive për qindra viktimat e tërmetit dhe cunamit. Punëtorët janë parë duke hapur gropa të mëdha në Palu.
Te premten Indonezi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7.5 magnitudë, kurse më pas u shkaktua një cunam me valë të mëdha që përpinte gjithçka para vetes. /Telegrafi/