Telegrafi

Skema si do të shkojë shërimi i Leo Messit (Foto)

Gjatë ditëve të para mjekët kanë rekomanduar përdorimin e patericave me qëllim që nyja e lënduar të aktivizohet sa më pak.

Fizioterapia do të jetë kryesorja. Gjatë javës së tretë dhe të katërt ai do të vrapojë në bari dhe prej atëherë çdo gjë do të varet nga ndjeshmëria e yllit argjentinas.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, Messi mund të fillojë me top nga java e pestë.

Java 1: Pushim

Java 2: Fizioterapi

Java 3: dhe 4: Vrapim

Java 5: Puna në kamp

Java 6: Punë grupore

Java 7: Rikthimi