Telegrafi

“Skema” heton 14 persona për shpërlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka shënjestruar një rast të ri të krimeve të rënda, ku të përfshirë janë 14 persona.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me katërmbëdhjetë persona”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. /Telegrafi/