Telegrafi

Skema e mashtrimeve me importet nga Turqia

Huruglica thotë se ky është rezultat i përhapjes së evazionit fiskal. Ai tha se autoritetet turke dhe kosovare po humbin para si rezultat i kësaj. Eksportuesit kanë të drejtën e kompensimit të tatimit në vlerën e shtuar nga shteti nga i cili vjen malli, i cili në këtë rast është Turqia.

Nëse vlerën e mallit të cilin e importojnë në Doganën e Kosovës e deklarojnë si më të vogël, ata mund të përfitojnë nga TVSH-ja, duke privuar Kosovën nga mjetet financiare që mblidhen si pjesë e tatimeve për import. “Zyrtarët turq thonë se eksportojnë mallra me vlerë prej 300 milion dollar në Kosovë 210 milionë euro brenda vitit dhe ekziston një mospërputhshmëri prej rreth 100 milionë dollar nëse krahasohet shifra me të dhënat e Doganës së Kosovës.” Është e vështirë të sigurohen shifra të sakta të vlerës së eksportit të Turqisë në Kosovë.

Zafer Caglayan, Ministri turk për Tregti të Jashtme, në një mbledhje vitin e kaluar me ishministrin e Ekonomisë Ahmet Shala deklaroi se eksporti i Turqisë në Kosovë në 2009 vlerësohej në rreth 190 milionë euro.

Ndërkohë një raport i Zyrës së Statistikave të Turqisë në 2009, eksportin e Turqisë në Kosovë e cakton me shumë prej 198 milion euro. Megjithatë asnjëra nga këto statistika nuk i afrohet shifrës së mbledhur nga Dogana e Kosovës.

Të dhënat që i ka siguruar Balkan Insight tregojnë se Turqia ka eksportuar mall me vlerë prej 137 milion euro në 2009 duke lënë hapësirë prej 60 milionë euro në krahasim me vlerën mesatare turke për të njëjtin vit.

“Nga ky mashtrim i eksportit, buxhetet e Kosovës dhe Turqisë po pësojnë humbje, ndërkaq biznese të caktuara po perfitojnë duke i ikur pagesës së doganave dhe TVSH-së në Kosovë”, tha Huruglica.

Ai tha se zyrtarët e Doganës së Kosovës rregullisht zbulojnë mall i cili vjen nga Turqia, deklarimi i vlerës të së cilit është zvogëluar sa i përket sasisë dhe vlerës.

Si rrjedhojë kanë pasuar gjobat por dënime të tilla kanë dështuar në frenimin e krimeve.

Në dy javët e fundit të marsit, Dogana e Kosovës gjeti mall nga Turqia i cili ishte deklaruar për 42,000 euro më pak nga vlera e vërtetë dhe si rezultat u gjobitën shtatë firma të ndryshme me një shumë prej 52, 000 euro, shtoi Balkan Insight. /Zëri/Telegrafi/