Site icon Telegrafi

Skeletin misterioz që e nxorën valët e detit, nuk po e njohin as ekspertët e kafshëve (Foto)

Hanna Mary dhe nëna e saj, nuk janë të vetmet që u befasuan nga skeleti i një krijese misterioze, që e kishin nxjerrë valët e detit në një plazh të Canterbury të Zelandës së Re.

As ekspertët që i njohin kafshët, nuk po dinë të tregojnë se çfarë gjallese ka mundur të jetë kjo, duke mos hezituar të thonë se mund të jetë edhe jashtëtokësore, transmeton telegrafi.

“Pasi mbetëm të habitura, vendosëm ta dërgojmë te një balsamues kafshësh, duke besuar se ka njohuri më të mira se ne”, ka thënë Mary.

Skeleti me një bisht të gjatë, dy palë ‘krahë’ si dhe një zgjatim nga pjesa e sipërme e fytyrës, bashkë me një palë dhëmbë të formuara mirë, befasoi veterinerët dhe hulumtuesit e botës shtazore.

Në përpjekje që të identifikohet, imazhet janë shpërndarë në rrjetet sociale, por ende nuk ka rezultat konkret.

“Duket sikur të jetë një rraxha, që pas ngordhjes është dekompozuar dhe u tha me kohë”n ka shkruar një komentues. /Telegrafi/

Exit mobile version