Site icon Telegrafi

Skeleti më i madh i dinozaurit u shit për 6.6 milionë euro

Ankandi u mbajt të enjten, organizuar nga shtëpia e ankandeve Drouot në Paris, ku u ekspozua skeleti i Triceraptos (dinozaurë barngrënës), i njohur edhe si “Big John”, së bashku me një mori fosile meteoritësh dhe artefakte të tjera.

Skeleti u zbulua në Dakotën e Jugut në vitin 2014 falë gjeologut Walter W. Stein Bill, raporton cnn.

Ky dinozaur besohej se kishte jetuar në Laramidia, një kontinent i madh parahistorik që do të shtrihej sot midis Alaskës dhe Meksikës. Skeleti u restaurua në Itali ku arkeologët kanë përcaktuar madhësinë e tij të vërtetë.

Big John kishte një kafkë më shumë se 2.7 metra të gjatë dhe pothuajse 2 metra të gjerë, dhe skeleti ishte përfunduar në një përqindje më të madhe se 60 për qind.

Para ankandit, ishte vlerësuar se skeleti do të shitej për 1.5 milionë euro, por ofertat i tejkaluan shumë pritjet sepse u shit për 6.6 milionë euro.

Rekordi absolut mbahet nga Tyrannosaurus Rex, i quajtur Stan, i cili u shit rreth 27.3 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version