Telegrafi

Skeleti i kabinetit të biologjisë, del se i përket një njeriu që dikur ekzistonte

Ky skelet i quajtur Arthur, është shfrytëzuar në orët e biologjisë për të shpjeguar anatominë e trupit të njeriut dhe në orët e artit, kur ka qenë si temë vizatimi i njeriut.

Mirëpo, kur në shkollë ka ardhur një mësimdhënëse e re, ka parë një ngjashmëri të madhe të këtij skeleti, me një të vërtetë.

Për të provuar vërtetësinë, këtij skeleti i është bërë testi, i cili ka rezultuar pozitiv, transmeton Telegrafi.

Ekspertët mendojnë se eshtrat i përkasin një mashkulli nga India, i cili ka vuajtur nga problemet me shpinë.

Ky njeri besohet të ketë qenë nga mosha 17 deri në 30-vjeçar, kur është vrarë në vitin 1900.

Nuk bëhet e ditur, nëse ai është dërguar i gjallë në Britani të Madhe, apo është sjellë si skelet.

Misterioze mbetet edhe mënyra, se si ka përfunduar ai në një shkollë. /Telegrafi/