Policia gjermane në qytetin jugor Landshut ka thënë se burri 69-vjeçar ishte zhdukur në vitin 1980 dhe i ishte cilësuar si i zhdukur që prej atëherë.
Një alpinist 18 vjeçar gjeti një copë skeleti në pyll javën e kaluar dhe ia solli atë policisë. Ata kërkuan vendin dhe panë një skelet të varur në pemë rreth 11 metra lartë.
"Pasi që kërkuam vendin gjetëm një skelet lartë në pemë së bashku me një revole e cila ishte e varur në litar", ka thënë zëdhënësi i policisë Leonard Mayer.
Policia ka arritur ta identifikojë burrin me anë të testit të ADN-së.