Site icon Telegrafi

Skelat rrëzohen papritmas, kalimtari shpëton pa asnjë lëndim (Video)

Kalimtari që ishte në një rrugë në Hubei të Kinës, është tmerruar kur para fytyrës ranë skelat e një ndërtese.

Struktura me pesë kate që u shemb papritmas, ka rënë para tij duke mos i shkaktuar asnjë lëndim, transmeton Telegrafi.

Por, fatin e njëjtë nuk e patën edhe tre të tjerë që ishin poshtë skelës dhe pësuan lëndime të lehta.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, rruga mbulohet me pjesët e shpërndara, që ka mundur të shkaktonte lëndime të mëdha në njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version