“S’mund ta them tani që barazimi është humbje për ne. Ne jemi euforikë dhe këtë gjendje na e sjell rezultati pozitiv. Varet se si do të shkojë loja. Ndaj Danimarkës apo Bosnjës jemi kënaqur me barazimin. Bjellorusia është ekip shumë i vështirë, i fortë, që luan shpejt, në mënyrë kompakte. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nëse e kemi mundësinë për fitore, do ta fitojmë, në të kundërt edhe barazimi është i kënaqshëm”, theksoi mesfushori kuq e zi.
Shqipëria takohet me Bjellorusinë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. /Telegrafi/